Për të shtyer kohën brenda shtëpisë më të famshme, banorët pothuajse çdo ditë po improvizojnë lojëra të ndryshme.
Përveç provës së javës të caktuar nga Big Brother, kësaj radhe djemtë kanë zgjedhur të bëjnë diçka mjaft argëtuese.
Dy nga djemtë e shtëpisë, Donaldi dhe Kledi kanë inprovizuar me peshqir ‘fustane’, derisa kanë sfiluar para banorëve tjerë që ndodheshin në oborr.
Ky moment nga dyshja ka shkaktuar të qeshura te banorët, derisa të dy nuk e patën aspak problem të bënin një gjë të tillë, aq më pak Donaldi i cili është edhe aktor.