Çmimet e derivateve kanë ranë nën 61 dollarë në tregjet ndërkombëtare gjatë ditës së hënë, por një gjë e tillë nuk është praktikuar edhe në vendin tonë.
Kryteari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bernjani, ka treguar për çmimet e derivateve aktualisht.
“Çmimet e derivateve sot sillen perafersisht në Kosovë: Dizelli 1.16 centë deri në 1.25 centë, Benzina 1.17 centë deri 1.26 centë”, ka bërë me dije Bernjani për IndeksOnlinen.
I pyetur nëse do të ketë rënië të çmimeve ditëve në vazhdim, ai është përgjigjur:
“Çfarë çmime do të kenë në ditët në vijim s’mundemi me paragjyku sepse po ka levizje në bursë dhe në organizaten prodhuese OPEC”, ka theksuar ai.
“Sot ka pas rritje të çmimit në bursë, po te na nuk ka pas lëvijze të çmimit me pakicë. Qytetarët janë duke shërbyer me çmime më lira në rajon”.
“Qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmime më të lira në rajon. Sot në Shqipëri: Dizelli 1.77 centë, Benzina 1.80 centë”, ka shtuar ai.
Ndjenja e tregut është dobësuar nga vlerësimet për një tepricë furnizimi në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm.



Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike