Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka konfirmuar se planifikon të garojë për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së vitin e ardhshëm. Por, ai ka thënë se ende nuk ka një njoftim zyrtar.
Biden ka bërë të ditur të hënën për “NBC Today”, duke thënë se planifikon të rikandidojë, porse nuk është i gatshëm të bëjë një njoftim formal.
“Unë planifikoj të kandidojë sërish…por, nuk jemi të gatshëm të zyrtarizojmë ende”, ka thënë Biden./Botapress.info/