Presidenti Joe Biden sot feston ditëlindjen, duke u bërë 80-vjeçari i parë që ka shërbyer ndonjëherë në zyrën më të lartë të Shteteve të Bashkuara.
Biden e mori vendin e punës në vitin 2020 dhe ishte gjithashtu një moment historik, pasi zëvendëspresidentja e tij Kamala Harris , 58 vjeç, u bë zyrtarja femër e rangut më të lartë në historinë e SHBA.
Sidoqoftë, vlen të përmendet se Biden u bë presidenti më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë në kohën e Ditës së tij të Inaugurimit në 2021.
Bidenin e ka uruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Me anë të një cicërime në Twitter, Osmani e falënderoi Biden për aleancën e hekurt mes SHBA-së dhe Kosovës.
“Urimet më të ngrohta për presidentin Biden në ditëlindjen e 80-të nga populli i Republikës së Kosovës”, shkroi shefja e shtetit. /Botapress.info/
Warmest wishes to @POTUS President Biden on his 80th birthday from the people of the Republic of Kosovo!
Thank you for your unwavering commitment to the ironclad alliance between our countries & for always standing up for our shared values.
Happy Birthday, Mr President! 🇽🇰🇺🇸
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 20, 2022