Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është obligim e secilës Qeveri që të takojë përfaqësuesit e Sindikatave.
Tahiri thotë se mos vullneti për të ofruar zgjidhje në këto rrethana është pazotësi dhe arrogancë. Ai e ka ilustruar shkrimin e tij me një moment ku gjatë qeverisjes Haradinaj, sindikalistët ishin pritur në zyrë nga kryeministri Haradinaj.
“Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim” shkruan Tahiri.
Postimi i plotë:
Është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave. Sindikalistët janë organizata me bazë të anëtarësisë të cilët janë të punësuar në administratën e shtetit.
Mos vullneti për të ofruar zgjidhje në këto rrethana, tani kur jemi gati në gjysmën e shtatorit, nuk është asgjë tjetër, veç pazotësi qeverisëse dhe arrogancë klasike.
Në videon e mëposhtme është vetëm një ndër sfidat që i kemi pasur me sindikalistët gjatë hartimit të Ligjit të Pagave.
Shiheni se si ka qenë qasja jonë.
Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim.
Bëjeni atë./Botapress.info/