Shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk do të votojnë për të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare për shkak se duan që të tregojnë fuqinë e opozitës që pozita t’i plotësojë edhe disa kërkesa të tyre për çështjet me rëndësi kombëtare,
“Tani jemi në vitin e tretë kur kjo qeveri ka arritur që në masën më rekorde të mos shpenzojë buxhetin e vet. Për katër muaj rresht kemi qenë në cak të kritikës si opozitë për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Ajo që dua t’iu them qytetarëve është se AAK përgjatë dy vite e gjysmë i ka votuar 830 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare. Qëndrimi ynë politik për të mos i votuar është për t’iu treguar sa e rëndësishme është opozita dhe sa i rëndësishëm është debati parlamentar dhe ndërtimi i koncensusit për çështje të brendshme dhe jo për të dëmtuar të mirën publike. Andaj, j thërras që t’i keni parasysh agjendat që kanë karaktere kombëtare, që kanë karaktere të së mirës publike – mos mbani inat!”.
Tahiri tha se edhe komisionet hetimore duhet të themelohen, përfshirë edhe këtë për zjarrin në IML dhe mostrat e Astrit Deharit, që do të propozojë javën e ardhshme PDK.
“Në këto premisa AAK do të votojë”, tha ai.
“Kemi diskutuar edhe me Haki Abazin do të japë votën për të vetmen arsye për të parë fuqinë opozitare që e ka. Kështu që e falënderoj”.