Ish anëtari i kryesisë, së “Trepçës” Gani Osmani ka alarmuar për gjendjen e minatorëve, në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Besën po ua jap te vdektë keni me i nxjerr”, tha ai.
Teksa tha se edhe sikur të ishin 300 maca nëntoke do duhej të ndërmerrej masa.
“Po e ngoni një person qe s’ ia don të mirën shtetit. 300 maca me kanë poshtë për 8 u dashtë me ndërmarr diçka”, tha Osmani.
Që nga 24 tetori, qindra minatorë dhe punonjës të tjerë kanë hyrë në grevë.
Kërkesa e tyre kanë të bëjnë me rritjen e pagave dhe kushteve më të mira si dhe shkarkim të kryeshefit.
Dje kryeshefi ekzekutiv i “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, ka marrë vendim për largimin e përkohshëm nga puna të disa punëtorëve.
Fjala është për kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Jonuzi, nënkryetarin Destan Kerleshi, dy anëtarët e kryesisë, Gani Osmani dhe Fevzi Ademi dhe një minator – Esat Meha./Botapress.info/