Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka ironizuar lidhur me ngritjen e aktakuzës ndaj tij.
Në Facebook ai ka shkruar se sot ka pasur kohë me lexu skenarin e episodit të 5 të serialit “Zafa” që u bë publik përmes mediave.
“Shumë i befasuar, por edhe i shqetësuar për nivelin e drejtësisë, nëse vërtet ”aktakuza” e ngritur kundër meje është ajo që ka dalur në media, kopjen e të cilës nuk e kamë ende”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë i Berishës:
Sot pata kohë me lexu skenarin e epizodit të 5 të serialit “Zafa” që u bë publikë përmes mediave!
Shumë i befasuar, por edhe i shqetësuar për nivelin e drejtësis, nese vertet ”aktakuza” e ngritur kundër meje është ajo që ka dalur në medija, kopjen e të cilës nuk e kamë ende!
Me ra prokuroria e shtetit deri në atë nivel dhe me u bë vegël e një rrugaqi, që e përdorën uniformën e policis për qëllime që vetëm ai e di, vërtet është shqetësuese për shoqërin tonë.
Sido që të jetën, jamë shumë i interesiar me u përballën me “drejtësin” dhe me u ballafaqu me të vërtetën, e cila në bazë të asaj që ka dalur në media( 24.10.2022), po vertetohet që është një skenar i një grumbulli mbeturinash në organet e policisë dhe drejtësis kosovare, për denegrimin e personalitetit tim, jo vetëm…!
Në fund të gjithë ata që pozitat i përdorin për të më bërë “gjygje” dhe linqime përmes mediave, do të përballën me drejtësin e vërtet!
Vazdoni ju, ti ushqeni trushpërlarët dhe hijenat e sektit në pushtet, po dine se nje ditë ka me ju dalën për hunde!
Zafa