Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në një postim në rrjetin social Facebook, duke reaguar për vrasjen e një gruaje shtatzënë mbrëmë në QKUK, Berisha i përmendi “dëmet” që ia ka shkaktuar kryeminsitri Albin Kurti sistemit të sigurisë dhe drejtësisë në vend, dhe sipas tij ky rast tregon se nuk ka siguri në vend.
Ai ja rikujtoi kryeministrit se para pak ditësh ia zvogëloi pagat punëtorëve të sektorit të drejtësisë, gjë që ka bërë që këto institucione në shenjë paknaqësie të reduktojë punën në këto institucione.
Berisha nuk la pa përmendur edhe problemet në polici, dhe tha se një ligj për ta është “bojkotuar” pikërisht nga kjo qeveri, dhe se mos rritja e pagave për policët, bënë që këta të fundit të heqin dorë nga detyra.
Deputeti i AAK tha se rasti i mbrëmshëm tregon se në vend “nuk egziston siguria”.
Postimi i plotë:
Ngjarja tragjike e vrasjes së gruas shtatzëne në QKUK, dëshmi se në Kosovë po cenohet rëndë Siguria Njerëzore.
– Dje ndodhi një krim makabër ku u vra një grua shtatzënë pak kohë para se të bëhej nenë….dhe kjo ngjarje sigurisht se nuk mund te jetë dhe të trajtohet si e izoluar dhe për këtë flasin faktet në vijim:
– Albin Kurti me datë 23 nëntor 2022 mori vendim që ti ulë pagat e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në shtetin tonë;
– Prokurorët dhe Gjyqtarët kanë marrë vendim që do të reduktojnë dhe ndalojnë punën e tyre
– Ligji i Pensionimit të Parakohshëm për zyrtarët policor është bojkotuar në vazhdimësi nga Qeveria dhe shumica në Kuvend;
– Pagat nuk janë rritur në sektorin e policisë dhe sigurisë dhe ka braktisje masive të vendeve të punës nga këto dy institucione.
– Kjo ngjarja tragjike e vrasjes së gruas shtatzënë dhe rasteve të shumta dëshmon se në Kosovë nuk ekziston siguria njerëzore, e cila është komponenti themelor i sigurisë kombëtare.
– Reagimet rreth kësaj ngjarje nuk kryejnë punë dhe kjo qeveri ka bërë logjik të punës që të hedhin fajin tutje duke kërkuar dorëheqje e duke krijuar mjegullina ne vend se të ushtrojnë autorizimet e tyre.
– Protestat, dorëheqjet e kërkesat e ndryshme deri te kthimi i dënimit me vdekje nuk mund të jenë veprimet që përmirësojnë këtë gjendje.
– Ne nuk jemi shtet i dështuar as popull kriminel në të cilin janë të rrezikuara 300 mijë familje, por duhet forcim i sistemit të drejtësisë, llogaridhënie dhe përgjegjësi.
– Dje në Kuvendin e Kosovës, Kryeministri Kurti theksoi se e ka pagën më të ulët se deputetët. Po vendimet e tij dhe qeverisë që drejton çfarë rezultati po kanë. Ne disa raste ato po ngjajnë me veprimet e perandorit romak Neron.
Kujt po i intereson sot sa e ki pagën ti?!
Me në fund kryeministër Kurti ( Cui Bo-no) nga veprimet apo mosveprimet tuaja qeveritare./Botapress.info/