Zyrtari i Nismës Zafir Berisha ka vazhduar kritikat ndaj kryeministri Albin Kurti për procesin e dialogut me Serbinë.
Në një status në profilin e tij në “Facebook”, ai nuk ka kursyer as fyerjet nga shefit të ekzekutivit.
Sipas tij, Kurti është mashtrues dhe i pafytyrë.
“Çka pritet nga një i pafytyrë dhe mashtrues në takimin e Ohrit me Vuçiqin? Reparacionet e luftës, fati i të pagjeturve nga lufta, kërkim falje për gjenocidin që Serbia ka bërë gjatë luftës në Kosovë, kthimin e arkivave nga Serbia të vjedhura gjatë luftës etj, janë kërkesa dhe preokupime që nuk i përmban marrveshja me Serbinë të cilën Albini e ka pranuar!”, ka shkrua Berisha.
Ai ka shkruar se Kurti ka gënjyer gjatë gjithë kohës.
“Mos të harrojmë se këto kërkesa ishin disa nga kauzat mbi të cilat Albini ngriti karrierën e tij plitike. Nëse ky hipokrit ka rrejt gjat gjithë kohës deri sa erdhë në pushtet, atëher me të drejtë shtrohet pytja: cili është qëllimi dhe misioni i tij në jetën politike dhe institucionale të Kosovës?”, ka shkruar Berisha.