Gazetari Berat Buzhala ka publikuar një fotografi të rrallë krah Albin Kurtit.Buzhala përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se fotografinë në fjalë ia ka dërguar avokati Tomë Gashi, derisa ka treguar se është realizuar në vitet 97 ose 98.
“Eh, çfarë kohe ka qenë. Përndryshe ndoshta ka qenë viti 97 ose 98, e unë kam qenë diçka në union të studentëve të Fakultetit Juridik. Përndryshe as atëherë nuk jam pajtuar me Albinin e Bujarin, ama në protesta kam dalë”, ka shkruar mes tjerash Buzhala.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Do me thane fort kesha me qet foto qe ma çoi Tome Gashi, me me tregu qysh ai shume moti ka qene me Albin Kurtin, edhe per kete e publikoi kete foto. Kur cka me pa ne foto, une e Albini kokmi kane bashke, e Toma ne publik 😂😩.
Eh, cfare kohe ka qene. Perndryshe ndoshta ka qene viti 97 ose 98, e une kam qene dicka ne union te studenteve te Fakultetit Juridik. Perndryshe as atehere nuk jam pajtu me Albinin e Bujarin 😂😩, ama ne protesta kam dale.
Prej fotove qe i kam me figura publike vec njo me Ismail KadareUn me ben pershtypje. Keta tjeret i konsideroi NEN nivelin tim .