Dy vrajset e fundit që ndodhën në Serbi, me çrast dy të rinj serbë në dy vendbanime të ndryshme vranë më shumë 17 veta, kryesisht fëmijë të shkollës dhe plagosën disa të tjerë ka zgjuar reagime jo vetëm në Serbi por edhe në Evropë e në disa vende të botës, shkruan Botapress.
Kjo ngjarje nuk ka mbetur e heshtur as në Kosovë. Mbrëmë para Teatrit Kombëtarë janë bërë homazhe dhe janë ndezur qirinjë në shenjë ngushëllimi për viktimat e këtyre dy vrasjesve të rënda që ndodhën për dy ditë rresht në Serbi.
Indiferent ndaj këtyre vrasjeve nuk ka ndejtur as gazetari Berat Buzhala. Në një postim të tij të fundit në Facebook, Buzhala që në fillim ka shkruar se “Ne mes te “me u gezu cka po ndodhe ne Serbi” edhe “me dale me dheze qira per cka po ndodhe ne Serbi” qendron nje dallim i madh”. Por Buzhala ka rikujtuar se “Nese mbjell stuhi – thojne – ki me korre bresher. Ne Serbi dhuna dhe vrasjet jane glorifiku per 3 dekada e kusur”.
Për më shumë ja postimi i Berat Buzhalës në Facebook:
Ne mes te “me u gezu cka po ndodhe ne Serbi” edhe “me dale me dheze qira per cka po ndodhe ne Serbi” qendron nje dallim i madh.
Ne mes te “me u gezu cka po ndodhe ne Serbi” edhe “me dale me dheze qira per cka po ndodhe ne Serbi” qendron nje dallim i madh. Jam kunder dhunes, e posacerisht kunder vrasjeve, e edhe me posacerisht kunder atyne te femijeve, mirepo, fatkeqesisht me Serbine kena raporte te tjera.
Historikisht mentaliteti ne Serbie ka qene “me e dite qe me ngojne shqiptaret nuk kendoj”. Kengetaret ne Serbi thojshin. Nuk kisha deshtu me u lexu qishtu, as per qira. E denoj kete vrasje ne kry temin, kurse krejt cka muj me thane publikisht osht “ishalla nuk i ka nxon gjaku i krimeve ne Jugosllavi”.
Kjo cka po ndodhe ne Serbi qe dy tri dite, po doket ne viije te drejte me nje shkrim te Neë York Times’it, per dhunen, huliganet, banditizmin, tifozet dhe politiken.
Nese mbjell stuhi – thojne – ki me korre bresher. Ne Serbi dhuna dhe vrasjet jane glorifiku per 3 dekada e kusur.