Kryetari i Degës së parë të LDK’së në Prishtinë, Ismet Beqiri, ka reaguar pas sulmit me vezë të kandidatit për kryetar të Prishtinës nga kjo parti, Përparim Rama.
Beqiri thotë se disa individë të frustruar të cilët brohorisnin ‘Vetëvendosje’ e sulmuan me vezë Ramën.
Ai thotë se ata kanë filluar të kenë panik, raporton Gazeta Express.
“Prishtina po rikthehet! Këto ditë mbajtëm disa takime mjaft të mira në Kodrën e Trimave me Kandidatin për Kryetar të Prishtinës z.Perparim Rama. I tillë ishte edhe takimi sonte me shumë të rinj dhe të reja dhe qytetar tjerë. Si duket disa kanë filluar të kenë panikë. Disa individ të frustruar me klithma VV dhe sulme me vezë, tregojn fytyrën dhe kulturën e tyre.
Mos të klithin por të punojn, si duket po harrojn që janë në pushtet.
Ecim tutje…Arusha nuk tutet me shoshë✌”, shkroi Beqiri në Facebook
Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se kandidati i këtij subjekti për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, është sulmuar me vezë nga një grup i të rinjëve.
Ajo për Gazetën Express ka thënë se Rama grupi që gjuajti me vezë brohorisnin “Vetëvendosje”.