Kësaj radhe bëhet fjalë për kryetarin e nëndegës së PDK-së, në Kryshec, Abdulla Gashi, i cili përmes një statusi në rrjetin social facebook ka bërë të ditur vendimin e tij duke numëruar arsyet e këtij vendimi.
Ja postimi i tij i plotë:
“Të nderuar qytetarë të Skënderajt,
Shumë të respektuar shokë dhe veteran të UÇK-së,
Të dashur banorë të fshatit Kryshefc,
Pasi që jemi afër zgjedhjeve lokale, unë si kryetar i nëndegës së PDK-së në Kryshefc, dua të ndaj me ju bindjen time politike dhe angazhimin që do ta kem në këto zgjedhje.
Para çdo vendim politik të cilin e kam marrë, gjithmonë jam konsultuar më bashkëfshatarët, me miqtë dhe shokët. Edhe ky vendim është i tillë, i bazuar në argumente dhe në interesin e përgjithshëm të qytetarëve.
Prandaj, unë, Abdulla Gashi, kryetar i nëndegës së PDK-së në Kryshefc, kam vendosur që në këto zgjedhje ta mbështes kandidaturen e Bekim Hamëz Jasharit për kryetar të komunës së Skënderajt, dhe kështu kërkoj edhe mbështetjen tuaj të parezervë për të.
Pasi që vie nga Bashkësia Lokale e Polacit, dua t’i permend disa nga projektet e realizuara për këto fshatra gjatë qeverisjes së Bekim Jasharit, që janë arsyeja kryesore e rreshtimit tim përkrah tij.
-Asfaltimi i shumicës së rrugëve në fshatrat e Bashkësisë Lokale të Polacit.
-Asfaltimi i rrugës qe e lidhë fshatin Kryshefc me lagjen 6 të qytetit.
– Fillimi i ndërtimit të shkollës moderne në fshatin Polac.
-Realizimi i projektit të ujësjellësit për fshatrat e Bashkësisë Lokale të Polacit. Ndërsa për disa lagje që ende nuk janë kyqur në rrjetin e ujësjellësit do të kyqen shumë shpejtë gjatë qeverisjes se Bakim Jasharit.
– Përfundimi i rrjetit të kanalizimit për fshatin Kryshefc.
-Ndërtimi i poligonit sportiv në fshatin Polac.
– Përkrahja për fermerët me mjete bujqësore
-Hapja e puseve për familjet që kanë pasur nevojë.
– Ndërtimi i një shtëpie në fshatin Kryehefc.
-Përkrahje e familjeve në kohë të pandemisë etj., etj.
Rreshtimi përkrah Bekim Jasharit, nipit të Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe djalit të Heroit Hamëz Jashari është obligim dhe nderë për secilin qytetarë të Skenderajt.
Bekim (Hamëz) Jashari është sinonim i liderit të urtë dhe të sinqertë, i cili tërë qenien e tij e ka orientuar në unifikimin e spektrit politik në vend, atëherë kur ka qenë nevoja dhe interesi i qytetarëve.
Bekim Jashari është shembulli më i mirë se si sakrifikohet interesi personal për interesin e përgjithshëm.
Prandaj, BETOHEM se gjithmonë do të jem në mbështetje të familjes Jashari dhe secilit anëtar të saj, kurdo që e kërkon koha dhe nevoja”.