Deputeti, Bekim Haxhiu siç duket po e braktis Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në garën për Skenderaj, shkruan Gazeta Botapress.
Kjo pasi që “Kamishi” është parë në zyret e iniciatëvës së Bekim Jasharit për Skenderajn. Në disa foto të publikuara nga vet Haxhiu në Facebook, shihet se ai ndodhet në zyrat e Bekim Jasharit, së bashku me Rifat Jasharin.
“Sakrifica dhe heroizmi i Jasharajve ishte kushtrim për popullin, mbetet përjetësisht zëri i ndërgjegjes për të gjithë shqiptarët. Sakrifica e familjes Jashari me përmasa historike është shembulli me unik në botë. Akti më sublim i flijimit për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar i familjes Jashari nuk duhet harruar, duhet të jetë motiv për punë, për zhvillimin e vendit dhe mbrojtjen e sigurisë së tij. Ata që dhanë shumë për lirinë e vendit nuk mund ta shkelin kurrë mbi amanetin e dëshmorëve”, ka shkruar Haxhiu.
Më poshtë keni postimin e plotë. /Botapress.info/