Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha ka folur sërish për grevën në arsim, duke kritikuar Qeverinë e Kosovës që s’po gjen zgjidhje për të filluar mësimin në shkolla.
Berisha shtroi një pyetje për kryeministrin Kurti se nëse nuk mund të gjejë zgjidhje me sindikatën e arsimit, si mundet ta arrijë me Serbinë.
“Kryeministri, që nuk ka afinitet me zgjidhë një problem me SBASHK-n, si do të mundet me zgjidhë problemin “nyjen” Kosovë-Serbi”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook.
Policia e Kosovës e kap një rus që po futej në Kosovë, kishte plot para me vete
Greva në arsim ka hyrë në javën e pestë mes kritikave të shumta për ngërçin mes Qeverisë dhe SBASHK-ut./Botapress.info/