Ish Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër pas deklarates së Ministrit Faton Peci ku ky i fundit e quajti analfabet ish kryeministrin Avdullah Hoti.
Pacolli përmes një postimi në Facebook tha se edhe atë dikur e quajti njeri të Kremlinit por pse si bëri këto deklarata kur ishte nikoqir i tij në shtëpinë e tij.
Postimi i plotë:
Ministri Peci po e akuzon Prof. Avdullah Hotin se gjoja ai është “analfabet”!!!
Dihet botërisht se profesor Avdullah Hoti nuk është analfabet, është i urtë, i arsimuar, me edukatë fisnike.
Ju ministër edhe mua më keni sharë duke më quajtur ndër të tjerash ” njeri që vjen nga Kremlini”! Sinqerisht nuk di cfare t’u them pos që po shpifni!
Pse nuk më thatë këtë kur isha nikoqir i juaj në shtëpinë time?
Çfarë shije të keqe të lënë shpifjet e juaja, ministër! … por ndoshta kjo korrespondon me edukaten e juaj,
“triste”, triste nga një ministër i ri!
![😡](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/te6/1.5/16/1f621.png)