Një situatë kurioze u krijua pak para fjalimit të Joe Biden në Washington. Zonja e parë, Jill Biden përshëndeti bashkëshortin e Zëvendës-Presidentes Kamala Harris me një puthje të këndshme.
Puthja nuk ishte për presidentin amerikan Joe Biden, i cili tashmë ishte pozicionuar në foltore, por për Doug Emhoff, bashkëshortin e zëvendëspresidentes Kamala Harris.
Si përshëndetje, zonja e parë dhe zotëru i dytë u puthën në auditorin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.
Klipi i skenës ishte u bë viral, ani pse ishte krejt i paqëllimshëm