Kryeministri Albin Kurti sa ishte në opozitë shquhej për fjalime të zjarrta kundër dialogut me Serbinë dhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi, i cili e kishte filluar këtë proces. Në paraqitjet e tij publike, ai nuk kursente as akuzat më të renda për oponentin e tij kryesor politik… ndërsa, një fjalim duket mjaft i rëndësishëm sidomos sot.
Ndër fjalimet më të ashpra kundër Thaçit, ai e kishte në Kuvendin e Kosovës, më 1 mars të vitit 2013. Aty ai e quante ish-kryeministrin tradhtar dhe bashkëpunëtor të Serbisë.
Ky është fjalimi që ndoshta Kurti si kryeministër nuk do të donte ta dëgjonte kurrë. Sepse për gati të gjitha ato për të cilat e kritikonte Thaçin para 19 viteve, tani i ka bërë vetë si kryeministër.
Të gjitha pyetjet që ai ia shtronte ish-kryeministrit, tani duket qartazi se vlejnë edhe për të.
Fillimisht, Kurti e akuzonte Thaçin për fillimin e procesit të dialogut, duke e quajtur gënjeshtar.
“Ky kryeministër patë thënë se nuk do të ketë dialog me Serbinë, por vetëm dialog teknik, meqenëse dialogu politik ka përfunduar në Vjenë dhe mandej me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ky kryeministër pat thënë që kurrë nuk do të dialogohet me Serbinë për veriun e Kosovës. Tash kemi përfunduar të dialogu politik me Serbinë, që nuk është vetëm për veriun e Kosovës. Deputetë të Kuvendit të Kosovës që ende i mbani shpresat të ky kryeministër edhe sa herë duhet të na gënjej kryeministri Thaçi që ta kuptoni se bëhet fjalë për një gënjeshtar. Tashmë gënjeshtrat e tij më të reja nuk flasin asgjë të re për karakterin e tij, sepse karakteri i tij prej gënjeshtari prodhon veçse gënjeshtra të reja”, kishte thënë Kurti.
Edhe kryeministri Albin Kurti sa ishte në opozitë ishte zotuar se nuk do të dialogonte me Serbinë, por prej dy vitesh ai ka negociuar pa asnjë kusht.
Më pas, ai fillon t`i shtrojë pyetje ish-kryeministrit se pse në proces të dialogut nuk po kërkon nga Serbia ta keqë e Kosovës nga Kushtetuat e saj.
“Cila janë ato tema që i ka propozuar kryeministri Thaçi në dialog me Serbinë dhe cilat janë pranuar e cilat janë refuzuar? Dhe nga ato që janë refuzuar nga kush u refuzuan, nga Ashton apo nga Daçiq dhe me çfarë arsyetimit?
Pse nuk është bërë temë ndryshimi i Kushtetutës së Serbisë, sidomos aty ku thuhet që Kosova është pjesë integrale e Serbisë? Pse nuk është bërë temë data kur Serbia do të na kërkonte falje, do të na i paguaj dëmshpërblimet e luftës, do të na i kthej të pagjeturit, do të na i dorëzoj kriminelet e luftës, etj.”, kushte thënë Kurti.
E njëjta pyetje vlen edhe për Kurtin sot.
Ndonëse ka pranuar Planin e BE-së dhe anekesin për zbatim, asnjëherë nuk ka treguar nëse në këtë proces ka kërkuar që Kosova të hiqet nga Kushtetuta e Serbisë.
Ish-kryeministri Kurti e kritikonte edhe pse po e interpretonte Kushtetutën e Kosovës.
“Thaçi thotë se gjithçka është në përputhej me Kushtetutën, mirëpo kështu ai po i bën një interpretim personal arbitrar asaj”, ishte shprehur Kurti.
“Ishte vështirë të flisje me të”, avokati i Pjetër Shalës tregon për gjendjen e “Ujkut”
Saktësisht të njëjtën gjë po e bën edhe Kurti me Marrëveshjen e Ohrit.
Kur shumica njohësve të çështjeve kushtetuese thonë se Plani i BE-së dhe aneksi i zbatimit nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ai e interpreton vetë n Kushtetutën, duke thënë se marrëveshja është në përputhje me aktin më të lartë juridik në vendit.
“Thaçi është bashkëpunëtor i Serbisë”
Pjesa e fundit e fjalimit mbi shtat munutesh është më e ashpra. Aty ai nuk kursen asgjë ndaj Thaçit.
Në këtë pjesë të fjalimit, ai flet për themelimin e Asociacionit, për të cilin thotë se është shumë i dëmshëm për Kosovën.
“Jo vetëm që ky kryeministër po merret vesh për asociacionin e komunave me shumicë serbe, por këtë gjë po e bën në marrëveshje me Daçiqin dhe me Serbinë. Nëse konsiderohet se na qenka e nevojshme dhe e vlefshme një asociacion i tillë, atëherë pse ai nuk po bëhet në Prishtinë me kryetarët e komunave, e jo në Bruksel me Daçiqin. Pra, me vet faktin që po niset ky Asociacion me Daçiqin, Serbia po bëhet hisedare për çështje të brendshme të Kosovës me pëlqimin e Qeverisë së Kosovës”, kishte theksuar Kurti.
Edhe kryeministri Albin Kurti nuk e ka bërë asnjë përpjekje që këtë asociacion ta formon në Prishtinë. Në dy takimet e fundit me presidentin serb, në Bruksel dhe Ohër, është diskutuar për asociacionin.
Me krijimin e asociacionit, sipas Kurtit, Thaçi kishte tradhtuar Kosovën.
“Ky asociacion që Serbia e quan bashkim u shfaq si interes i Serbisë së Daçiqit. Dhe tash kryeministrit Thaçi po shfaqet si bashkëpunëtor i Serbisë në realizimin e interesave të saj. Pranimi i këtij asociacioni është gjithsesi tradhti ndaj shtetit të Kosovës dhe ndaj Republikës tonë” kishte thënë Kurti, duke shtuar se Thaçi ka kaluar edhe një hapë me tej.
Ai kishte vlerësuar se shndërrimi i Thaçit në bashkëpunëtor të Serbisë është akt më i rëndë se tradhtia si akt.
“Mirëpo, kjo nuk është më e rënda, pra nuk është më e rënda se Thaçi do të bëhet tradhtar, më e rënda është që Thaçi tashmë është bashkëpunëtor i Serbisë. Sepse tradhtia ndaj shtetit të Kosovës ndodh një herë si akt, ndërsa bashkëpunimi e Serbinë ndodh vazhdimisht si një proces. Nuk është bashkëpunëtor me Serbinë vetëm ai që para luftës ose gjatë luftës raporte në stacion policor, se kush ka armatim në fshat ose kush po shpërndan trakte armiqësore. Bashkëpunëtor është edhe ai sot, i cili merret vesh me Daçaqiin për çështje të brendshme të Kosovës e për interesa të Serbisë”, kishte thënë Kurti.
Fjalimin e tij e kishte mbyllur duke i quajtur marrëveshjet me Serbinë në Bruksel si marrëveshje personale të Thaçit.
Ndonëse kryeministrin Kurti ka pranuar Planin e BE-së dhe ankeksin për zbatim, i cili parasheh formimin e Asociacionit, askush nuk e ka quajtur atë tradhtar apo bashkëpunëtor të Serbisë.