Botapress 1 Maj – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në Klinikat për COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 516 pacientë me koronavirus.
Me anë të një njoftimi, SHSKUK ka bërë të ditur se prej tyre 410 janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus, 38 janë në gjendje të rëndë dhe 406 të tjerë nën asistimin oksigjeno-terapisë.
“Në QKUK janë të shtrirë 220 pacientë, 15 prej tyre në gjendje të rënduar, 161 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 183 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.
Më poshtë keni njoftimin e plotë të SHSKUK’së.
Sipas raporteve të datës 1 maj 2021 nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 516 pacientë, prej tyre 410 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 38 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 406 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë
Në QKUK janë të shtrirë 220 pacientë
15 prej tyre në gjendje të rënduar
161 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
183 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 82 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 38 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 296 pacientë
23 prej tyre në gjendje të rënduar
249 të konfirmuar pozitivë
223 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 54 pacientë
Spitali i Gjakovës, 54 pacientë
Spitali i Pejës, 71 pacientë
Spitali i Gjilanit, 37 pacientë
Spitali i Ferizajt, 38 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 31 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 11 paciente.