Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe qeverinë e re pas formimit të saj. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shqiptar i ka përcjellë urimet për mandatin e ri, duke theksuar rëndësinë e progresit, zhvillimit dhe begatisë për qytetarët e Kosovës.
“Urime Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit z. Albin Kurti! I uroj suksese në mandatin e ri, në drejtimin e Qeverisë drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së popullit të Kosovës,” shkruan Begaj.
Ai shprehu bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave të ardhshme.
Presidenti Begaj siguroi gjithashtu vijimin e mbështetjes vëllazërore të Shqipërisë për qeverinë e re dhe për qytetarët e Kosovës.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të