Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po merr pjesë në Sesionin Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që këtë vit po mbahet në Dayton të Shteteve të Bashkuara në 30-vjetorin e marrëveshjes që i dha fund konfliktit në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Gjatë fjalës në forumin me temë “Renewing focus on peace and prosperity in the Balkans”,Begaj rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Marrëveshjes së Dayton-it dhe integrimin Euroatlantik të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Duke nxjerr në pah përpjekjet ndërkombëtare për shuarjen e konflikteve në rajoni tonë, Begaj theksoi se “Marrëveshja e Paqes e Dayton-it i dha fund një lufte brutale në Ballkan, duke mbetur një gur themeli i paqes, stabilitetit dhe shpresës”. Presidenti Begaj nënvizoi rëndësinë e ndërhyrjes në kohë në Kosovë, që ndihmoi në parandalimin e një katastrofe: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës luajtën një rol historik në sigurimin e paqes tre dekada më parë. Pa udhëheqjen amerikane, Marrëveshja e Dayton-it nuk do të kishte qenë e mundur. Pa udhëheqjen amerikane, nuk do të kishim një Kosovë të pavarur. Për më tepër, rajoni ynë nuk do të kishte arritur stabilitetin e tij aktual pa angazhimin e qëndrueshëm të SHBA-së”.
Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u shprehur se “Shqipëria riafirmon angazhimin e saj të fortë ndaj vlerave thelbësore të demokracisë, duke promovuar paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ne shqiptarët e nderojmë dhe e vlerësojmë thellësisht miqësinë tonë me Shtetet e Bashkuara dhe jemi të përkushtuar ta forcojmë atë për brezat që do të vijnë”.
Begaj tutje vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së në rajonin e Ballkanit, ndërsa shprehu përkushtimin si anëtare e Aleancës Euroatlantike për të forcuar solidaritetin, unitetin dhe kohezionin e NATO-s, raporton A2



Të tjera
Uncategorized
Metier Weddenschap En Early Selection Madison Casino • BE Register & Win
Mega gokcasino netwerk antioftalmische factor massieve
Uncategorized
Gamey Natural Selection Astatine JL77 Gambling Casino New Zealand Claim Free Spins Guts Online Casino
Pros and bunco game of DreamPH
Uncategorized
Slot Czasowy Urok Kasyno Hazardowe region europejski Claim Free Spins https://pl-sapphirebet.com
Jak długo przewidująco ćwiczyć wspinać się