Presidentja e Kosovës e ka pritur homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj.
Ajo ka thënë se lidhja e Kosovës me Shqipërinë është e pathyeshme.
“E fortë dhe e pathyeshme është lidhja në mes të Kosovës dhe Shqipërisë! Faleminderit për vizitën, President Begaj! Gjithnjë kënaqësi të diskutojmë se si ta fuqizojmë tutje bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona simotra”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Gazeta Express