Një moment vërtetë i këndshëm është regjistruar në ambientet e një spitali, ku një vajzë adoleshente ka shkuar e veshur me fustanin e mbrëmjes së maturës për të marrë mendimin e gjyshes së saj të sëmurë se si dukej, për këtë ditë të rëndësishme.
Reagan Judge ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me gjyshen e saj Amy dhe për këtë arsye nuk mund të shkonte1` në festë pa bërë një foto me të dhe pa i marrë mendim për pamjen.
Ajo i shkoi për vizitë surprizë gjyshes së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, teksa në sytë e 89 vjeçares u pasqyruar menjëherë lumturia.