Manchester City e ka një rregull të përgjithshëm, ata i lejojnë lojtarët që të largohen nëse janë të etur që të kërkojnë aventura të reja, shkruan “Gazeta Express”.
Atletico Madridi po shpreson që ta testojë këtë teori deri në limitet e saj këtë verë, teksa janë vënë në kërkim të një sulmuesi të ri dhe ideja është që ta transferojnë Julian Alvarez.
Sipas gazetës spanjolle Marca, asnjë lëvizje zyrtare nuk është bërë ende, por drejtuesit e klubit madrilen do të “testojnë ujërat” së shpejti për të parë nëse lojtari është i hapur për këtë transferim.
Copa America do të zhvillohet gjatë muajit të ardhshëm andaj Correa dhe De Paul do të bëjnë maksimumin gjatë kësaj kohe që ta bindin Alvarezin që t’iu bashkohet atyre tek Atletico Madridi.
Ekipi i Diego Simeones tashmë ka nisur punën drejt përforcimit të ekipit për sezonin e ardhshëm pasi kanë filluar bisedimet me Gironën për transferimin e sulmuesit Artem Dobvyk, i cili sezonin që lamë pas fitoi “Pichichi” si golashënuesi më i mirë i elitës spanjolle.
Një tjetër opsion në tavolinë është edhe Alexander Sorloth i Villarrealit, megjithatë Alvarez do të ishte një opsion më interesant për shkak të mënyrës se si sulmom hapësirat dhe se si i pëlqen të luajë me topin në këmbë



Të tjera
Aktuale
Ish-shefi i AKI-së shpallet fajtor edhe në rigjykim për rastin “Gylenistët”
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka
Lajme
Kurti i ndërron pozitën Manxhukës, e emëron zëdhënës të Qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka
Aktuale
Murati, Bekimi apo Bashkimi: Kush nga familja Jashari po përmendet si kandidat i mundshëm për president?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,