Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka thyer një rekord botëror.Ajo është bërë artistja e vetme në botë që për 50 javë ka qëndruar e renditur në numrin një,në dy prej top listave muzikore të Billboard.
Është fjala për top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit country dhe top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit ‘electronic’.
Artistja ka qëndruar për 50 javë e para me dy nga hitet e saj të padiskutueshme, “Meant To Be”, bashkëpunim me Florida Georgia Line dhe “I’m Good (Blue)”, bashkëpunim me David Guetta.
Këtë lajm e ka ndarë edhe vetë Bebe me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale. E lumtur për këtë sukses, këngëtarja e famshme shprehet më se mirënjohëse.
“Jam në shok. Mirënjohëse. E bekuar. E lumtur. Faleminderit secilit që më ka mbështetur në karrierën time. Ju dua, me dashuri Bebe”, shkroi artistja në postimin e saj në rrjetet sociale.