Beatrix Ramosaj ishte e ftuar që të hyjë sonte në “Big Brother Vip”, por kjo gjë ka ndryshuar në moment të fundit.
Mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka hyrë Ermal Mamaqi bashkë me disa personazhe të njohura të artit dhe showbizit shqiptar.
Pikërisht Ermali, gjatë bisedës me banorët e ka thënë me shaka se ai dëshiron që Bora Zemani të jetë pjesë e serialit të tij, në sezonin e ri, madje sipas Ermalit, Bora do të shkonte çift me Ilirin në rolin e saj në serial.
Në bisedë me banorët e tjerë Ilirin, Arjolën, Donaldin, Ermali vazhdoi shakanë ku u përfshi edhe Donaldi.
“Duhet ta paguash mirë”, ishte deklarata e Donaldit me shaka drejt Ermalit, duke iu referuar Borës.
“Donaldi do të jetë vrasësi” tha Salsano për rolin e Donaldit në serial, duke vazhduar të qeshurat.
“Mbaron filmi dhe ky ka vrarë edhe Trixën”, vazhdoi Salsano.
“Por vetëm nëse paguhemi mirë” e tha në fund Donaldi.
Me tu thënë këto deklarata “Vëllau i madh” ka marrë masa të menjëhershme duke e nxjerrë Ermalin jashtë shtëpisë së BBV.
Për këtë gjë, Beatrix është prekur dhe ka refuzuar në moment të fundit të vijë e të hyjë në shtëpi të takojë Donaldin dhe banorët e tjerë.