BE nuk e “di” kur i hiqen masat Kosovës

Masat e BE-së nuk janë hequr pavarësisht se Brukseli pati paralajmëruar se deri në fund të muajit janar të këtij viti do të merrte një vendim për heqjen e tërësishme të tyre.

Deri në fund të dhjetorit të vitit të kaluar BE-ja lehtësoi përgjysmë masat e saj ndaj Kosovës, por as Zyra e BE-së në Kosovë dhe as Brukseli nuk kanë përgjigje se si do të veprohet më tutje.

Në Odën Ekonomike për rtv21 thonë së dëmi që masat i shkaktuan Kosovës është rreth 400 milionë euro.

“Po shpresojmë qe gjatë këtyre ditëve të hiqen këto masa na kanë dëmtuar në dy drejtime. Në kuptim financiar që kemi humbur shumë mjete e grante si dhe në aspektin e imazhit  për shkak se s’kanë qenë imazhi mire për investitorët e huaj. Grantet por edhe kreditë e buta.. të gjitha këto në total kanë arritur mbi 300 deri në 400 milionë”, tha Rafuna.

Heqja e masave të BE-së u paralajmërua për dje nga  kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, por dita përfundoi pa ndonjë vendim zyrtar të BE-së.

Në Institutin për Studime Evropiane nuk presin që masat të hiqen pa u zgjidhur edhe çështja e presidentit.

“Besoj be duhet ti shoh me llupe gjërat në Kosovë  besoj se shumë shpejtë be do merr një vendim pozitiv se kanë qenë jo të mira dhe kane bllokuar Kosovën dhe presin edhe vazhdimin e politikes i do veprojë me presidentin mos të ketë ngecje  dhe mund jetë  kjo një nga arsyet pse si kane hequr masat”, tha Jeton Halimi na Instituti për Studime Evropiane

Masat ndëshkuese të BE-së u vendosën ndaj Kosovës në qershor të vitit të 2023 pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.