Përkundër që ka një marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri, e arritur në Bratisllavë, ende nuk ka pasur asnjë hap, përveç largimit të 25 për qind të policisë së Kosovës nga dhe rreth objekteve komunale.
Megjithatë, BE-ja po vazhdon të kërkoj hapa të mëtutjeshëm në lidhje me shtensionimin në vëri. Një nga këto hapat, që parashihet edhe në marrëveshjen e Bratisllavës, është shpallja e zgjedhjeve.
Prokuroria e Tiranës deklarohet për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së
Në një përgjigje për Klan Kosovën, BE-ja ka theksuar se dorëheqja e kryetarëve aktual në katër komunat në veri të Kosovës, është mënyra më e shpejtë për të nxitur zgjedhjet.
“Dorëheqjet e kryetarëve të komunave janë mënyra më e shpejtë për të nxitur zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që të dyja palët duhet të tregojnë konstruktivitet në realizimin e zgjedhjeve. Status-quoja e cila rezultoi nga tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nëntorin e kaluar dhe bojkotimi i zgjedhjeve të prillit nga komuniteti serb i Kosovës, nuk është e qëndrueshme.” – thuhet në një përgjigjien për Klan Kosovën nga Shërbimi për Punë të Jashtme (EEAS).