Prokuroria Themelore e Pejës bashkë me policinë janë duke kryer bastisje në Ndërmarrjen Publike “Ambienti” në Pejë.
Lajmin për këtë aksion e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Në orët e mëngjesit ka filluar një aksion nga Prokuroria e Pejës, janë duke u kryer bastisje-kontrollë në Ndërmarrjen Publike “Ambienti”, nën dyshimin se ka keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Nikçi për Express.
Gazeta mëson se ka dyshime se anëtarë të bordit kanë bërë keqpërdorime të parasë publike.
Sipas burimeve pritet të ketë edhe arrestime gjatë ditës.