Vazhdon aksioni i Krimeve Ekonomike në Prizren, ku burime të sigurta konfirmojnë se është bastisur edhe zyra, edhe shtëpia e Burim Shales, i dyshuar në rastin e keqpërdorimeve në Eko Regjion.
Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, i dyshuari nuk është gjetur në vend, pasi dyshohet se ndodhet jashtë vendit, duke u konsideruar aktualisht në arrati.
Burimet bëjnë me dije se ndaj tij po zhvillohen veprime intensive hetimore, ndërsa pritet që institucionet kompetente të japin detaje zyrtare për natyrën e dyshimeve dhe masat që mund të merren në vijim.



Të tjera
Lajme
Lëshohet një raketë nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë, e shkatërron NATO
Një raketë e lëshuar nga Irani
Aktuale
Maliqi: Vjosa Osmani e shembi LDK’në dhe e çoi votuesin te Kurti, përçarja do të ketë efekt
Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi,
Lajme Showbiz
Besart Kelmendi “Gjesti” del para gjykatës, kërkohet masa e paraburgimit
Sot, këngëtari Besart Kelmendi, i njohur