Një i mitur është zënë në posedim të një arme zjarri të paautorizuar në Podujevë, pas një aksioni të Policisë që është zhvilluar mbrëmë vonë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, mbrëmë Policia ka vepruar pas informacioneve operative se një person i dyshuar në moshë 18-vjeçare, me inicialet B.V., po mbante armë në mënyrë të paligjshme në shtëpinë e tij në rrugën “Shakadin Behrami” në Podujevë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet përkatëse, me ç’rast gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri – pistoletë, me një karikator, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
Gjatë kontrollit të plotë të shtëpisë, nuk është gjetur ndonjë send tjetër i kundërligjshëm. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa Prokurori ka urdhëruar që ndaj tij të inicohet procedurë penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.
Rasti mbetet nën hetim nga njësitë përkatëse, ndërkaq i mituri do të mbrohet nga liria.



Të tjera
Aktuale
PDK i përgjigjet Kurtit
Edhe nga Partia Demokratike e Kosovës
Lajme Showbiz
Mësohen detaje të reja rreth mënyrës se si Gjesti kanosi në studion e Onimas
Gjesti, emri i vërtetë i të
Aktuale
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin në Jarinjë
Qytetarëve të Kosovës u është bërë