Bashkimi Evropian njoftoi sot sanksione të reja kundër 160 qytetarëve rusë në grupin e fundit të sanksioneve që synojnë mbështetësit e regjimit të Vladimir Putin.
Klitschko me mesazh të dhimbshëm: Zemra po më rrjedhë gjak, po vriten shumë fëmijë
Sanksionet do të prekin 14 oligarkë dhe biznesmenë, si dhe 146 anëtarë të Dhomës së Lartë të Parlamentit rus që mbështetën njohjen e rajoneve separatiste në jug të Ukrainës, raporton BBC.
Disa nga shtetasit rusë që janë sanksionuar:
– Alexander Vinokurov, i martuar me vajzën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov
– Dimitrij Pumpijanski, kryetar i Bordit të furnizuesit më të madh në botë të tubave të çelikut për industrinë e naftës dhe gazit
– Mikhail Poluboyarinov, president i Bordit Drejtues të linjës ajrore shtetërore Aeroflot
Gjithsej 826 rusë dhe 53 kompani janë sanksionuar deri më tani, dhe një numër institucionesh bjelloruse janë të përfshira./Botapress.info/