Në këto 18-muaj e ca qeverisje të Kurtit mund të deklaroj se qeveri më të dobët nuk ka pasë Kosova asnjëherë dhe nuk e di në të ardhmen se si do të jetë, porse me këtë qeveri dhe këtë Kryeministër, Kosova ka arritur pikën më të ulët të mundshme në secilën sferë të jetës publike e shoqërore, qoftë brenda Kosovës, qoftë jashtë saj në arenën ndërkombëtare.
Shtrohet pyetja pse ndodhë kjo?
Gjithë ky grumbullim frustrimi shoqëror zakonisht ka një shpjegim dhe mjafton të gjesh burimin për ta pasur të qartë edhe qëllimin.
Kosova është në një momentum të pritshëm të afrimit të përmbylljes së dialogut të gjatë e të mundimshëm me Serbinë. Bota demokratike euro-atlantike, nuk don të humbë më kohë e energji në këtë fushë e këtë pjesë të botës që duhet ta zmadhosh shumë herë hartën për t’i gjetur të dy vendet. Normalisht se kanë gjëra më urgjente, më të rëndësishme që ndodhin nëpër botë, prandaj kjo çështja jonë iu ka mbetur si ‘gurë në këpucë’. sidomos në këtë kohë pas agresionit rus në Ukrainë, nënkuptohet se nga është i orientuar fokusi botëror. Prandaj, nuk është larg mendsh që duan ta mbyllin çështjen tonë të hapur me një dinamikë të përshpejtuar.
LEXO EDHE KETE
Dhe këtu shihet krejt sjellje e Kurtit dhe Qeverisë së tij në këto muajt e qeverisjes s tij të dytë. I ndodhur para një presioni të nënkuptueshëm ndërkombëtar, veçanërisht nga Amerika dhe BE-ja në krye me Francën dhe Gjermaninë, ai nuk po arrin të gjejë mjete për të justifikuar dështimin e tij dhe paaftësinë për të përmbyllur një marrëveshje të tillë në koordinim me miqtë tanë ndërkombëtarë. Qytetarët e Kosovës si asnjëherë më parë ia dhanë mbështetjen e madhe me 14 shkurt 2021, duke shpresuar se ai ishte personi më adekuat që do t’i zgjidhte shumë çështje e do t’i vendoste për të mbarë institucionet e Kosovës, duke u bazuar edhe në premtime e fjalimet e tij të famshme paraelektorale. Koha e shkurtër e dëshmoi se doli të jetë njëri nga mashtruesit më të mëdhenjë të këtij populli duke thyer çdo premtim, bindje e rezistencë – duke dëshmuar se mentaliteti i tij kryesisht teorik nuk i hy në punë aspak zgjidhjes së problemeve praktike të qytetarëve tanë siç janë arsimi, shëndetësia, rritja e çmimeve, energjisë, taksat, rrogat e ulëta, migrimi, pasiguria juridike, jobarazia etjetj., e poashtu mentaliteti i tij teorik nuk kryen punë në përballje seriozre në përmbylljen e dialogut me Serbinë.
Duke qenë se ai gjatë tërë jetës së tij ishte kundër institucioneve të Kosovës, bilez edhe kundër Pavarësisë së Kosovës, nuk është larg mendsh që tash në krye të shtetit ka instrumente edhe më të shumta që ta dëmtojë Kosovën, e cila në këto muajt e qeverisje të tij është dëmtuar në masën më të madhe të mundshme sa që ka ardhur në një pikë ku qeveritë e kaluara me gjithë keqpërdërimet e problemet që i kanë bërë të duken si thotë populli “lule n’krahasim me të”. Personalisht vazhdoj të jem kritik ndaj disa prej veprimeve e sjelljeve të qeverive të kaluara, sidomos me punët e pakryera ndaj veteranëve të luftës. Por aknë edhe të arritura të cilat nuk mund të mohohen, ndërsa qeveria aktuale ka një paaftësi dhe jokompetencë të madhe qoftë me qëllim apo pa qëllim të caktuar.
Prandaj, në rrethanat e krijuara disa enkas nga ai dhe pushteti i tij, me grumbullim të problemeve, ai dëshiron të krijojë një shpërthim social dhe të provokojë dhunë e trazira qoftë të brendshme qoftë të jashtme siç është pretendimi absurd për luftë i njeriut që ka qenë kundër armatosjes së tij në luftë. ai dëshiron të krijojë një situatë për ta arsyetuar atë që e bën më së miri: TË IKËN kur gjërat bëhen serioze dhe më të nxehta!
Pra, ky diversion politik i tij sipas mendimit tim i ka dy shpjregime:
1. Ai don të ikën nga përgjegjësia e tij ndonëse populli e ka mbushur me përgjegjësi mbi 50% dhe pastaj të viktimizohet e ta shesë këtë ikje dhe tucllëk të tij si i “viktimizuar nga opozita e bashkësia ndërkombëtare”, inskenim tashmë i provuar në Kurti1, kur ishte i paaftë të përballje me pandeminë dhe me dialogun.
2. Mund të fshihet ndonjë NËNSHKRIM I DËMSHËM PËR KOSOVËN dhe të cilin njerëzit të preokupuar me problemet e përditshme të shkaktuara nga keq-qeverisja e tij, ai llogaritë se nuk kanë kohë e energji për t’u marrë me të, e ta tretë në opinionin publik atë nënshkrim si asgjë me rëndësi.
Mund të jenë të dyja, porse personalisht e shoh si diversion ndaj ndonjë nënshkrimi të dëmshëm. Mund të jetë DIVERSION KUNDREJT ‘ZAJEDNICËS’ që tash Kurti e VV-ja po e quan ASOCIACION. Mos të harrojmë faktin se ne, opinioni publik, ende nuk e dimë se si është financuar VV-ja dhe Kurti dhe lidhjet e tij të afruara me PD-në e Shqipërisë, pikërisht në 5-vitet e fundit, kur këto ditë dalin në pah financimet ruse, më shtojnë dyshimin e ndonjë financimi të dyshimtë edhe në kampin e VV-së, për të cilën AKI duhet të jepë përgjigje para qytetarëve të Kosovës. Është e drejtë e jona të jemi të informuar!
Për fund të këtij shkrimi, në tërë këtë proces, prapë se prapë personalisht më tepër i besoj Amerikës (SHBA-ve) se sa Kurtit apo Osmanit! Dhe deshëm apo s’deshëm në këtë momentum në krye të shtetit i kemi këta të dy! Por jemi edhe të tjerë gjallë. Jemi këtu! Prandaj, me Ameriken prapa – le të bëjë diversione sa të dojë se nuk i shiten!
p.s. Kuptimi i fjalës DIVERSION në fjalorin e gj.shqipe: “veprim që bën dikush për ta larguar vëmendjen e të tjerëve nga çështja kryesore.”
Bashkim Fazliu #Migjeni, Autor & Inovator
18.09.2022
#diversion #kurti #bfm #shkrime #analiza #zajednica #asociacioni #dialogu #Kosova #meAmeriken
Linku i shkrimit të Facebook:
https://www.facebook.com/bfmigjeni/posts/pfbid02dPcMGRnkJzG8ue79rFdLBzhLhgB38gR1PDp6WnYUCjKuQCPr9dpiucawGKBtKfK9l