Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, në zgjedhjet e tetorit për kryetar komune, do të përballet me rivalin e tij, Sami Lushtakun.
Lushtaku i cili kandidon me PDK-në, kundër Bekim Jasharit, kohën e fundit ka filluar të zbehet përkrahja për të, pasi që, shkuarja për vizitë e Rifat Jasharit tek Bekimi në komunën e Skenderajt, është parë si një goditje për të.
E sot, Bekimi ka publikuar edhe një fotografi tjetër me Rifat Jasharin, i cili duket që është edhe frymëzim për të.
“Pas një dite me shumë angazhime, nga një kafe me mixhën Rifat, nipin Bahriun dhe konsullin e Kosovës në Munchen, Afrim Nura, në Prekaz, në vendin që sa herë takohemi na shton me nostalgji e kujtime nga e kaluara jonë e lavdishme”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.
Ai tutje ka treguar për vizitat e hershme të Rifatit nga Gjermania në Kosovë.
“Atëherë kur mixha vinte nga Gjermania dhe na ndihmonte në çdo aspekt, nga të ardhurat e familjes e deri tek kontributi i tij në çështjet kombëtare dhe mobilizimin tonë për çlirim”, shkruan tutje Bekimi.
“Kështu bashkë, në detyra të reja, në jetësim të idealit të dëshmorëve e martirëve të Lirisë’, përfundon postimin e tij, Bekim Jashari, i cili ka marrë përkrahje të madhe nga Rifati./Botapress/