Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka zhvilluar sot një takim konsultativ dhe njoftues me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Gjatë takimit, sipas komunikatës së Kuvendi të Kosovës, Basha thuhet se e informoi Presidenten Osmani mbi ecurinë e seancës dhe konstituimin e Kuvendit, si dhe diskutuan për hapat e mëtejshëm institucionalë që duhet të ndërmerren për formimin e Qeverisë së re.
“Palët theksuan nevojën që proceset kushtetuese dhe ligjore të vijojnë me dinamikë të paraparë kohore, në mënyrë që të sigurohet një tranzicion i shpejtë dhe efikas”, thuhet në njoftim.
Në këtë takim, sipas komunikatës, u theksua rëndësia e funksionalitetit të institucioneve dhe ruajtja e stabilitetit politik, sidomos përballë sfidave të brendshme dhe zhvillimeve ndërkombëtare. Udhëheqësit institucionalë ritheksuan pritjet e qytetarëve për efikasitet dhe përgjegjësi në qeverisje.
“Kryetari Basha konfirmoi përkushtimin që Kuvendi do të ushtrojë plotësisht rolin e tij kushtetues dhe do të funksionojë me përgjegjësi të lartë, ndërsa Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet për të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.



Të tjera
Lajme Opinione
Varfanjaku i dyshimtë’: Kimete Berisha e kthen lapsin sërish kundër Albin Kurtit
Shkrun Kimete Berisha Varfanjaku i dyshimtë
Lajme Showbiz
Adrola Dushi nis pushimet, ndan momente me ndjekësit në rrjetet sociale
Modelja e njohur shqiptare Adrola
Aktuale
Bixhozi ilegal në katër qytete: këta janë 21 të arrestuarit – u kapën me 170 mijë euro, vetura dhe armë
Pas aksionit të zhvilluar mbrëmë