Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka zhvilluar sot një takim konsultativ dhe njoftues me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Gjatë takimit, sipas komunikatës së Kuvendi të Kosovës, Basha thuhet se e informoi Presidenten Osmani mbi ecurinë e seancës dhe konstituimin e Kuvendit, si dhe diskutuan për hapat e mëtejshëm institucionalë që duhet të ndërmerren për formimin e Qeverisë së re.
“Palët theksuan nevojën që proceset kushtetuese dhe ligjore të vijojnë me dinamikë të paraparë kohore, në mënyrë që të sigurohet një tranzicion i shpejtë dhe efikas”, thuhet në njoftim.
Në këtë takim, sipas komunikatës, u theksua rëndësia e funksionalitetit të institucioneve dhe ruajtja e stabilitetit politik, sidomos përballë sfidave të brendshme dhe zhvillimeve ndërkombëtare. Udhëheqësit institucionalë ritheksuan pritjet e qytetarëve për efikasitet dhe përgjegjësi në qeverisje.
“Kryetari Basha konfirmoi përkushtimin që Kuvendi do të ushtrojë plotësisht rolin e tij kushtetues dhe do të funksionojë me përgjegjësi të lartë, ndërsa Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet për të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga