Barcelona do të përballet nesër me Atletico Madridin në “Camp Nou” në një ndeshje tejet të rëndësishme në garë për titull.
Përveç kësaj, do të jetë një ndeshje shumë speciale edhe për sulmuesin e Atleticos, Luis Suarez, shkruan Gazeta Botapress.
Kjo do të jetë hera e parë që Suarez rikthehet në “Camp Nou” me fanellë tjetër. Në lidhje me këtë, Barcelona i ka dërguar mesazh uruguaianit. “Ne ishim shokë skuadre. Sot, rivalë. Por gjithmonë miq”, lexohet në tekst./Botapress/