Sergi Barjuan është trajneri i ri i Barcelonës, edhe pse përkohësisht.
Në pritje të nënshkrimit të Xavi-t, ai do t’i prezantohet skuadrës pasditen e sotme dhe më pas gazetarëve nesër në orën 13:00, kur është caktuar edhe konferenca për shtyp e prezantimit përkrah Presidentit Juan Laporta.
![](https://korneri.net/wp-content/uploads/2021/03/xavi-1024x576.jpeg)
Zyrtarët e lartë të Barcelonës kanë udhëtuar në Katar, atje ku do të takohen me ish-yllin e skuadrës, tashmë trajnerin Xavi, me të cilin do të përpiqen që deri në mbrëmje të arrijnë marrëveshje me të dhe klubin të cilin e drejton Al Sadd.