“Lojë imagjinare, e padefinuar, të synuar për të blerë kohë për shkak të pamundësisë të njërit tabor e taborit tjetër, që t’i kenë numrat për të votuar institucionet e reja”, e ka quajtur profesori, Mazllum Bajraliu dështimin e deputetëve për të konstituuar Kuvendin e Kosovës, edhe pas tentimit të 22-të me radhë.
Ai tha se është krijuar tashmë një opinion në publik që kjo situatë, po ngjanë në parodi.
“Është krijuar opinion publik tashmë, si diçka që ngjanë me parodi, me një teatër politik absurdi, e që po i sjellë dëme të pariparueshme Kosovës. Ndërsa ata me një mungesës së të ndjesisë e përgjegjësisë politike po sillen në një rreth vicioz duke e akuzuar njëra- tjetrën, por kriza politike është e dëmshme për Kosovën”, tha Baraliu në RTK.
Profesori Baraliu e ka quajtur këtë situatë për keqardhje, të papranueshme, të pandershme e të pahijshme.
Baraliu tha se deputetët janë bllokuar hermetikisht, ndonëse secili mandatin e merr nga populli.
“Ndonëse garon nga partia politike , mandati i deputetit e deputetes është personal që e merr nga populli”, tha ai.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen