Baraliu: Nëse kalon afati, vendi automatikisht shkon në zgjedhje të reja

Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se nëse kalon afati i përcaktuar, atëherë Kosova do të shkojë automatikisht në zgjedhje të reja.

“Nëse kalon ky afat, atëherë automatikisht shkohet në zgjedhje të reja. Sipas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, ka deklaruar Baraliu.

Ai ka sqaruar se një situatë tjetër mund të krijohet vetëm nëse paraqitet ndonjë rast i ri në Gjykatën Kushtetuese, e cila më pas do të mund të përcaktonte një afat tjetër.

“Nëse shkon në Gjykatën Kushtetuese, ajo është gjë tjetër, nëse shkon ndonjë rast tjetër dhe gjykata e përcakton një afat tjetër, por s’besoj se çfarëdo kërkese ajo do jetë indiferente, ajo e sheh përmbajtjen”, është shprehur ai. për FrontOnline.

Sipas Baraliut, megjithatë, skenari më i mundshëm mbetet mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe jo shtyrja e procesit aktual.

“Por kjo është hipotetike, se çka ndodhë, çfarë kërkese do të jetë, por nuk do të ketë shtyrje, por do ketë zgjedhje të reja”, ka theksuar Baraliu.

Të tjera

Uncategorized

Jak Janusz Casino wspiera różnorodność i inkluzywność w świecie hazardu

W dzisiejszych czasach coraz więcej uwagi

Lajme

Pas bashkimit, Abdixhiku e Osmani dalin në terren bashkërisht

Kandidati për kryeministër, nga LDK, Lumir

Aktuale

Hamza i kërkon Limajt ta mbështes PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri