Rreth orës 17:40 të së shtunës 3 shtetas rus kanë tentuar të hyjnë në uzinën e armëve në Gramsh në Shqipëri. Teksa dëshmitarët e rastit kanë folur për Euronews Albania.
Gazetari i Euroneës Albania, raportoi mëngjesin e së dielës nga uzina e armëve në Gramsh, ku një nga banoret e zonës rrëfeu çfarë kishte parë një ditë më parë.
Misteri i “vizitës” së rusëve në uzinën e armëve në Gramsh: Zbulohet çfarë filmuan tre të huajt
Fatmira Shaipi, banesa e të cilës ndodhet shumë pranë uzinës, tregoi se makinën me të cilën lëviznin shtetasit rus e kishte parë të paktën 2 herë gjatë ditës së djeshme.
“Makinën e kam parë dy herë dje, një herë para shiut një herë pas shiut. Kur dolëm, panë që bërtisnin ushtarët të cilëve u kishte ikur i huaji (rusi)”, tregoi banorja e zonës.
Sipas Euronews Albania, ajo tregoi se shtetasi rus që u kishte hedhur spraj ushtarëve të uzinës dhe më pas ishte kapur prej tyre, ishte i veshur me pantallona të shkurtra, kapele dhe çantë./Botapress.info/