Nga dritarja e kullës së tij pa një kolonë veturash.
E kur shkoi më afër saj, Ali Kadriu, kuptoi që një zyrtar i lartë shtetëror po vizitonte “Kroin e Vitakut” në Mitrovicën e Veriut.
U deshën pak minuta që stafi i kryeministrit ta publikonte në rrjetet sociale vizitën që udhëheqësi i ekzekutivit, Albin Kurti ua bëri pjesëtarëve të Policisë.
Aty Kadriu mori vesh që shefi i ministrave u solli ëmbëlsira e bakllava atyre, mirëpo sipas tij, kjo nuk është e mjaftueshme.