Duda Balje, deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, referuar bllokadës në Kuvendin e Kosovës tash e tre muaj, tha se përgjegjësia shkon vis-a-vis fuqisë politike në parlament: përkatësisht Vetëvendosja. d
“Me këto zhvillime, jemi si në një bllok, jemi duke jetuar në një bllok, domethënë jeta parlamentare tash. Unë jam më shumë se dhjetë vjet, dhe është hera e parë që po e përjetojmë, është sfidë e veçantë me të vërtet, jemi si duarlidhur, sepse ne nuk mundemi me punu qysh duhet, dhe qysh jemi mësuar të punojmë. Por shpresoj që shumë shpejt do ta kalojmë këtë ngërçin dhe do të vazhdojmë të punojmë sepse me të vërtetë kemi shumë nevojë”, tha Balje në Klan Kosova.
“Gjithmonë ka fajtor, dhe mendoj që fajësia shkon me fuqi, ku është më e fuqishme është edhe përgjegjësia, por po du me besu që ka ndonjë plan dhe sytë tani janë te gjykata”, u shpreh tutje ajo.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në