Ramush Haradinaj e Albin Kurti kanë dallim të madh në emrat e tyre. Madje, përveç tri shkronjave të perbashkëta, A U dhe I, krejt të tjerat i kanë të kundërta.
Me një fjalë Ramush Haradinaj e Albin Kurti dallojnë për nga emrat e tyre, kanë emra të përveçëm!
Por Ramush Haradinaj e Albin Kurti kanë diçka të përbashkët: Kokëfortesinë, euforinë, egoizmin dhe krenarinë individuale.
Që të dy udhëhiqen prej parimit: “Unë jam i pari! Unë jam i vendostë! Unë jam krejt dhe unë jam drejt!
Përballë Serbisë që të dy kanë nxjerrë gjoksat dhe kanë “mprehur shpatat”.
Dojnë reciprocitet 100% me Serbinë!
Në të parë, mirë boll!
Populli do nganjëherë “të mërdhezet”. Pastaj shpërthen me parolla patriotike e me sharje e fyerje folklorike: “Bravo Ramush! Bravo Albin! Serbisë duhet me ia q…nanën!”
Pastaj kur kryhen edicionet e lajmeve e të debateve televizive, ata jashtë vendit i kurdisin alarmet për mu zgju herët se kanë me shku n’punë, e këta brenda në Kosovë i këshillojnë djemtë apo vajzat e tyre adoeshente: Kqyr se unë nesër shkoj herët në punë e ju mos dilni prej shtëpie! U tallavit puna njëhere, rrini në shtëpi!
O patriota të Facebook-ut!
Nuk ka më Sali Çekaj e Agim Ramadana, nuk ka më Fehmi e Xhevë Lladrovci, Abeja e komandant Kumanova…Nuk vjen ma kush prej Gjermanie e Zvicre me luftu në Zvrçan apo në Leposaviq! Nuk ka më Brigadë Atlantiku 2 nga Amerika! Familja Jasharaj e Haradinaj mjaft kanë dhënë për këtë vend!
Ramush Haradinaj thoshte “….Kështu po ma merr menja mu!…” e Albin Kurti për një grusht votash (me e përsërit edhe njëherë 14 Shkurtin – Krejt e Drejt) pa bashkërenditje e pa konsultim paraprak me faktorin ndërkombëtar e në veçanti me aleatin tonë Amerikën, “e nisin luftën” me Serbinë?
Ku ka shqiptarë në Kosovë e në rajon, përveç Edi Ramës që nuk ka dëshirë me “heq qafe” njëherë e përgjithmonë Serbinë?
Ku ka shqiptarë, kudo që jetojnë e veprojnë qe nuk kanë dëshirë, po patën mundësi që Serbinë ta kthejnë atje në Karpatet ruse?
Por në luftë me Serbinë ne kemi pësuar shumë!
Jemi dëbuar nga trojet tona mbi 1 milion shqiptarë!
Jemi dalë prej lufte me mbi 13 mijë viktima.
Edhe sot e kësaj dite nuk ua dijmë as varret mbi 1300 civilëve të vrarë?
Ramush Haradinajt i jane vrarë dy vëllezër ne luftë!
Nuk ka kuptim me i thanë me i qu të tjerë vëllezër në Jarinje!
Albin Kurti nuk e dergon vellaun e tij apo vëllaun e grues së tij në Bërnjakë apo Zveçan?
As burri i Presidentes Osmani nuk shkon me uniformë në veri por e vesh uniformën për me shit “çallamë” në stadion kur luan Kosova ndonjë ndeshje futbollistike nderkombëtare!
Prandaj pse gjithë kjo “zjarmi politike” për do tabela të regjistrimit të veturave?
A mbrohet sovranoteti i shtetit me një copë tabela të veturave?
A përcaktohet sovraniteti veç në tri shkronja të një copë letre që vihet në xhamin e përparëm apo të prapmë të veturës?
Me nis luftën me Serbinë nuk do shumë punë e mend!
Me luftu kundër Serbisë ose duhet me u koordinu me miqtë tanë ndërkombëtarë, ose mu ba bashkë 7 milion shqiptarë në Ballkan.
Tash për tash aleatët tanë nuk janë për luftë me Serbinë.
Jo 7 milion, por kam frikë se as 700 shqiptarë nuk janë të gatshëm të flijohen në Veri!
Unë djalin tim nuk e qoj me luftu në Zveçan apo në Leposaviq për një cope letër me tri shkronja RKS!
Ju patriota, derën qelë e keni!
Mos ia mësyni nëpër Serbi se “ua ndalin turrin”
Hajdeni me aeroplan, merrni bileta njëdrejtimëshe se ju bjen ma lirë!
Në ndërkohë mos harroni me votu për Albin Kurtin më 17 Tetor!
Zatën krejt “zavalin” e ka kryeministri me përsërit edhe njëherë Krejt e Drejt!
Pastaj ulet e bisedon prape Kurti e Bislmi me Vuçiqin e Petroviçin dhe e bëjnë një “marrëveshje për tabelat” e veturave …
Dhe kështu merr fund …”përralla e përgjakshme” për tabelat apo për reciprocitetin dhe harrohet kjo pune.
Siç u harru taksa 100% e Ramushit?
A e përmend ma kush? Jo, bile as vetë Ramushi!