Zgjedhjet lokale janë të dera ndërkaq 14 shkurti i këtij viti do të ketë ndikim edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kështu sipas parashikimeve pritet që Vetëvendosja të zgjerojë rrethin e fitoreve, PDK-ja mund të rrezikojë humbjen e një bastioni, LDK mund të rikthejë Prishtinën por rrezikon t’i humb disa komuna ndërkaq AAK-ja do të kënaqet me fitoret në Dukagjin.
Por ja parashikimi im
Vetëvendosje:
Humb, Prishtinën me Arben Vitinë, si minsitër jo të suksesshëm, Prizrenin pa kandidaturën e Mutaher Haskukës.
Fiton: Do të ruajë fitoren në Podujevë, në Mitrovicë, do të shënojë fitore në Gjilan, Ferizaj, Kamenicë, Vushtrri (balotazh me LDK-në), Fushë Kosovë- (balotazh me LDK), Gjakovë (balotazh me AAK) Viti (balotazh me LDK ) Shtime (balotazh me PDK), Rahovec (balotazh me AAK, Klinë (balotazh me AAK).
PDK
Humb Ferizajin, rrezikon të humb Dragashin, Shtimen
Fiton Drenasin, mund ta rikthejë Skenderajn si dhe Prizrenin me balotazh me Shaqir Totajn.
LDK
Fiton: Mund ta rikthejë Prishtinën me Përparim Ramën, Suharekën me Ardian Shalën, ta ruajë fitoren në Lipjan me Imri Ahmetin, në Pejë me Gazmend Muhaxherin, Istogun por jo me Haki Rugovën, Fushë Kosovën (balotazh me VV) Vitinë (balotazh me VV), Vushtrrinë (balotazh me VV)
Humb: Gjilanin pa Lutfi Hazirin, rrezikon humbjen në Vushtrri, Viti dhe Fushë Kosovë.
AAK
Fiton Decanin dhe Junikun si bastione nga Dukagjini.
Humb Obiliqin, rrezikon të humb Gjakovën, Rahovecin, Klinën nga Vetëvendosja, Suharekën nga LDK-ja.