Donika Gërvallës nuk i bjen për shtati “kustumi” politik i Vetëvendosjes. Kjo është shumë e vërtetë. Dhe ky fakt shihet prej “aeroplani,,”. Por Donika është pjesë e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen dhe mbase ky mund të jetë “mëkati” i vetëm politik i saj.
Por Donika Gërvalla nuk mund të akuzohet për “bashkëpunëtore e Viciqit” apo e Serbisë. Ata që shkarravisin nëpër mure apo që i shpërndajnë këto parolla politike nëpër ekrane televizive apo folotres së Kuvendit të Kosovës, ose janë vërtëtë analfabetë, ose janë “gërnaça” të zëshëm të partive politike, të ashtuquajtura të “krahut të luftës”.
Ta quash Donika Gërvallën “dëshmitare të Vukiqit” është totalisht shpifje, krejtësisht rrenë dhe aspak e vërtetë!
Madje, kjo propagandë shpifëse më kujton kohën e pasluftës kur ish-baballarët e këtyre “gërnaçave” të sotëm të ashtuquajtur “të krahut të luftës”, shpifnin e propagandonin, kundër presidentit Ibrahim Rugova, madje duke shpërndarë edhe fotografi të takimit të tij me dhunë në Beograd me Milosheviqin.
Pra ish”gërnaçat” e vjetër të “krahut të luftës” , shpifnin dhe e fyenin presidentin Ibrahim Rugova.
“Gërnaçat” e sotëm të rinj, bijë besnikë të “gërnaçave” të vjetër, shpifin dhe e fyejnë ministren Donika Gërvalla, bijen e patriotit të vrarë nga UDB-ja serbe, Jusuf Gërvalla.
Kur UDB-ja serbe ia ka vrarë babën Donikës, këta “gërnaçet” e vjetër që pas luftë e fyenin e shpifnin për Ibrahim Rugovën, kanë qënë azilantë, trafikantë, bodyguardë, barnij delesh apo edhe maturantë të shkollave të katundeve të thella, me xhama të thyera e me koftorra me thëngjill, ndërkaq këta “gërnaçat” e rinj, që sot e fyejnë dhe shpifin për Donika Gërvallën, nuk kanë qenë as “rrugës” për këtë botë!
Prandaj mos shpifni për Donika Gërvallën se është mëkat, është turp, është e ulët!
Fundja, atë që e ka kërkuar Donika dhe që e kërkon edhe sot e kësaj dite është zbardhja e të gjitha vrasjeve gjatë dhe pas luftës në Kosovë, zbardhja e vrasjeve të veprimtarëve e të bashkëpunëtorëve të LDK-së! Këto vrasje janë plagë të luftës që rëndojnë të krejt familjet e veprimtarëve të vrarë. Këto vrasje nuk janë zbardhur tash e 20 e sa vjet.
Dhe çka ka të keqe nëse këto vrasje zbardhen nga Gjykata Speciale?
Dhe çka ka të keqe nëse Gjykata konstaton se këto vrasje nuk janë kryer me urdhër të të akuzuarve të Hagës!
Por, fundja a nuk pastrohet njëherë e përgjithmonë UÇK-ja nëse Gjykata konstaton se një apo dy apo disa prej të akuzuarve të Speciales kanë gisht në këto vrasje?
Çka po kërkoni ju “gërnaça” të krahut të luftës…
Që Bëhxhet Krasniqi të mos kërkojë se kush ia ka vra vëllaun në Tiranë, kolonen Ahmet Krasniqin a?
Që Besian Mustafa gjithë jetën të rritet jetim pa baba dhe pa të vërtetën se kush ia ka vra babën para hymjes në banesë, a?
Që djemtë e Smajl Hajdarajt kurrë mos të kuptojnë se kush ka dhënë urdhër dhe kush ka shkrepur plumba mbi babain e tyre para hyrjes në banesë a?
Që ish-deputeti i LDK-së Shkemb Manaj mos të kërkojë më zbardhjen e vrasjes së babait të tij a?
Që djemtë e Ismet Rracit të pajtohen me heshtjen e vrasjes së babait të tyre a?
Që Fetah Rudi gjithë pjesën tjetër të jetës ta kalojë në karrocë dhe kurrë të mos i zbulojë autorët që dhanë urdhër për atentantatin ndaj tij a?
Që axha Hajriz Kastrati të pajtohet me fatkeqësinë e vrasjes së djalit të tij Bekimit, gazetar a?
Që nana Nexharije të mos derdh më lot e të mos kërkojë të vërtetën se kush ia ka vrarë djalij Bardhylin a, gazetar etj etj etj?
Ata që kërkojnë të fshehin dorasit dhe të vërtetën e këtyre vrasjeve, sidomos të vrasjeve të pasluftës, janë bashkëfajtorë për këto vrasje, ose janë përkrahës të vrasësve të pasluftës.
Prandaj, jo vetëm Donika Gërvalla, jo vetëm familjarët e të vrarëve të luftës e të pasluftës në Kosovë, por shumica e popullit shqitar që e do lirinë e Kosovës të pastër si loti, duhe ta kërkojnë këtë të vërtetë: të vërtetën qoftë edhe në Gjykatën Speciale!
Kjo e vërtetë nuk është hakmarrje, është shërim i plagëve që edhe sot kullojnë gjak!
Donika Gërvalla ka të drejtë!