Ministrat e Diasporës në Qeverinë Kurti po dalin të jenë “ma katolikë se Papa”. Këtij ushtarit norvegjez iu ka mbush mendja se me këmbësori të ushtrisë së parafundit më të dobtë në botë, FSK-së mund t’ia mësyjë Serbisë deri Te Molla e Kuqe. Ministrja nga Gjermania e ka ba mendjen top se krejt MPJ është “mrapshtë” dhe tash duhet rindërtu një MPJ të re.
Ndërkaq këtij ministrit te fundit me shtetësi e pasaportë amerikane iu ka fiksu në mendje se veç nëse vendos masa sanksionuese ndaj atyre që hyjnë në Kosovë mund ta parandalojë përhapjen e Covidit.
Amerikani “me kaubojka” duket se e ka harru realitetin gjeostrategjik e faktit në rajon, se Kosova kufizohet në mbi 50% të territorit me shtetin Amë, Shqipërinë dhe se mbi 70% e shqiptarëve të Kosovës kane familjarë në diasporë, pra edhe në Amerikë dhe se ku vendim i tij i shpikur në kokën e tij akademike, për deryrim të marrjes së dozës së tretë Anticovid, është krejt absurd dhe madje antikombëtar.
Ministrit të përkohshëm të Shëndetësisë së Kosovës po ia përkujtoj se pajisja me 3 doza të vaksinës per te hyrë në vend nuk është obligative as në SHBA.
Madje ministrit të emigruar para 40 e sa vjetësh nga Kosova, po ia rikujtoj se së fundi Gjykata Supreme e Amerikës e ka hedhur poshtë vendimin e presidentit Biden për detyrim të marrjes së vaksinës në kompanitë e mëdha private dhe në Institucionet publike në SHBA.
Pra nëse hyrja ne SHBA, në një ndër vender ku ka më së shumti infektime dhe vdekje, pajisja me dozë të tretë të vaksinës nuk është obligim, prej nga kjo ide e mrapshtë e ministrit të perkohshëmntë Shëndetësisë së Qeverisë Kurti per të sanksionuar, në radhë të parë shqiptarët nga Shqipëria dhe shqiptarët në Kosoven Lindore e ne rajon dhe shqiptarët e diasporës.
Prandaj ministër “me kaubojka”, mos u bën “ma katolik se Papa” dhe mos ndëshko shqiptarët e shpërndarë ne 5 shtete të rajonit, shqiptarët e emigruar në Evropë e nëpër botë.
Mos vendos kufij mes Kosovës e Shqipërisë.
Ky vendim yti madje është në kundërshtim me diskirsin propagandistik te Albin Kurtit e të VV-së per bashkim kombëtar, diskurs me të cilin kanë ardhë në pushtet e i cili po del të jetë veç parollë politike apo mjet propagandistik për marrje të pushtetit.
Edhe diçka zoti ministër i huazuar si ekspert nga Amerika: A e keni marrë edhe ju dozën e tretë të vaksinës, a keni dëshmi?