Albin Kurti sot është politikani me stazhin më të gjatë në skenën politike të Kosovës. Pothuaja të gjithë kundërshtarët e tij politikë sot ose janë në Hagë, ose janë në pension ose në opozitë.
Albin Kurti është pothuaja i vetmi politikan në Kosovë, i cili për gati 2 decenie është aktivë në zhvillimet politike në Kosovë, fillimisht si Lëvizje refuzuese ndaj zhvillimeve politike në Kosovën e pasluftës, pastaj si opozitar politik në disa mandate legjislative dhe më në fund fitues dhe dominues apsolut i skenës politike në Republikën e Kosovës!
Por, cili është rrugëtimi politik i Albin Kurtit drejt majave të pushtetit?
Albin Kurti e ka nisur rrugëtimin e tij politik figurativisht prej një shtëpie të vogël e simbolike në Lagjen Pejton të Prishtinës. Nê një shtëpi pothuaja të pabanueshme, njëkatëshe, me stil, dekor e dritare të vjetëruara, por që vlonte nga gjallëria rinore nga brenda, Albin Kurti po niste prej këtu një rrugëtim të gjatë, me plot sfida pothuaja të gjithëve, vendorë e ndërkombëtare.
Kundërshtoi pothuaja gjithçka që bëhej në Kosovën e paskuftës. Ishte kundër UNMIK-ut, ishte kundër bisedimeve në Vjenë, kundêr Pakos së Ahtisarit, kundër Pavarësisë së Kosovës sipas Pakos së Ahtisarit, kundër simbolevë të shtetit të pavarur të Kosovës, kundër Decentralizimit, kundër 6 Pikave të Ban Ki Monit, kundër fillinit të dialogut me Serbinë në Bruksel, kundër privatizinit klandestin të pasurisë së Kosovës, kundër PAN-it, kundër PDK-së, kundër LDK-së, kundër AAK-së, kundër të gjithëve…
Dhe krejt këta kundërshtarë të Albin Kurtit në njëfarë mënyre ia shtruan rrugën drejt pushtetit Albin Kurtit, apo ia mundësuan që ai sot të jetë fitues apsolut i votës dhe i pushtetit në Kosovë. Kush janë ata?
Burokratët e korruptuar të UNMIK-ut
E vendosur nën mbikqyrje të Rezolutës 1244, Kosova u shndërrua në një eksperiment të dështuar të ndërtimit të institucioneve vendore në një vend postkonflikti siç ishte Kosova e pasluftës. Në ndërkohë, Kosova u shndërrua në një oazë parajse për bashibuzukët e UNMIK-ut të ardhur nga Bangladeshi, India, Burundi, Masagaskari e alamet shtete të tjera të cilat demokracinë nuk e kishin as në përdorim as në fjalorin e tyre të përditshëm në shtetet e tyre.
Ndërkaq në krye të administratw së bashibuzukëve të UNMIK-ut vinin e shkonin do farë kryeadministratërosh të cilët në vendet prej nga vinin kishin dalë në pension, ndërkaq në Kosovë bëheshin “mbretër” që e bënin Ligjin sipas Maliqit!
Aq shumë kanë vjedhë burokratët e UNMIK-ut përmes tenderëve milionësh që i dedikoheshin Kosovës sa që të gjitha donacionet monetsre derisa vinin në Kosovë, treteshin e avulloheshin nëpër zyret dhe xhepat e korruptuar të zyrtarëve eveopianë e ndërkombëtarë sa që Kosovës i mbetej vetëm hirra, sepse djathin e hanin bashibuzukët e korruptuar të UNMIK-ut, evropianë e ndërkombëtarë të tjerë.
Aq shumë e degjeneruan pushtetin burokratët e korruptuar të UNMIK-ut sa që sot kujt do që i kujtohet qoftë si fjalë UNMIK-u i vjen me vjellë prej fundit të barkut.
Thaçi, Azen Syla, Adem Grabovci, Pronto mafia politike..
Të akomoduar në kolltuqet e pushtetit e të “trajnuar” mirë nga burokracia e korruptuar e ndërkombëtarëve, pushtetarët vendorë të pasluftës e posaçërisht të periudhës së pasluftës në Kosovë, përveç se i hedhnin themelet e shtetit të ri të Kosovës, e ndërtonin edhe perandorinë e tyre të pushtetit e të pasurisë marramendëse.
Shifrat marramendëse të tenderëve multimilionësh, trefishi i çmimit të një kilometre të Autostradës së Kombit krahasuar me çmimet e vendeve të rajonit, kontrata të dyshimta me Bechtel Enka-n, privatizimi i KEK-ut, Aeroportit tê Prishtinës, privtizimi i qindra e mijërave hektarë tokë të Kosovës me çmimin “gjithçka 1 euro”, devijimi i traseve të rrugëve “kah katundi im nëpër Banjë” të Malishevës apo kah arat e mia nê Dukagjin, emërimet nëpër Borde e Këshille gjyqësore pa konkuruar fare (Afera Pronto) etj etj janë disa prej aferave korruptive që në maje të pushtetit kishin Hashim Thaçin ndërkaq përkrah tij ishin edhe Azem Syla, Adem Grabovci, Xhavit Haliti, Fatmir Limaj e të tjerë.
Kolegia Arbana Xharra njëherë pat shkruar: Kur e shoh Adem Grabovcin më vjen të vjellë!
Mbi 51% e votuesve në Kosovë kur i kujtojnë këta emra, ju vjen me vjellë!
PAN-i, Haradinaj, Pacolli e të tjerë.
Maja e pushtetit që simbolizon korrupcionin, nepotizmin, familjarizmin dhe krejt të zezat e pushtetit lidhen me qeverisjen e PAN-it, përkatësisht PDK-së, AAK-së, Nismës e AKR-së.
PAN- sot mbahet në mend e kujtohet veç për zi e terr, afera korruptive, rritje 100% të pagës së keyeministrit (arsyeja banale i duhen kryeministrit para që të blejë kravata) taksa e dyshimtë ndaj Serbisë, takimet zyrtare me Radojçiqin, caktimini alamet “17 burrave pa asnjë femër” si delegacion për bisedime me Serbinë, afera Pal Lekaj me Bechtel Enkan e autostradën e Dukagjinit, punësimet pa kritere profesinale por veç me lidhje politike në Borde e kompani publike etj etj. Pra PAN-i sot është sinonim i vjedhjes dhe i vjelljes.
Eksperimenti i dështuar i Qeverisjes së LDK-së: Mustafa-Hoti!
Isa Mustafa kishte dështuar që Avdullah Hotin ta bënte kryeministër me vitin 2017. Por ia arriti qëllimit në eksperimentin e dëhtuar të Qeverisjes disamuajshe në vitin 2020.
Rrezimi i Qeverisë Kurti 1 në kohë pandemie dhe lidhja e koalicionit me parti të zhytura deri në fyt me hajni e korrupsion gjatë qeverisjes së PAN-it (AAK e NISMA) ishin veprime fatale për LDK-në në radhë të parë por edhe për Mustafën e Hotin si protagonistë të dështimit të madh të LDK-së.
Në fakt, Avdullah Hoti sot mund të mbahet në mend si kryeministri më normal e më i pakorruptuar i Kosovës, por një deklaratë e sinqertë përballë djallëzisë së presidentit serb, (Razumesh sepski – Pomalo) sot identifikohet më shumë në opinion me Avdullah Hotin, më shumë se sa Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhe më 4 shtator 2020 dhe arritje e njohjes më të rëndësishme pêr Kosovën dhe të vetmes prej viit 2020 nga shteti i Izraelit.
Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti nuk i bën mirë llogaritë as me elektoratin e LDK-së.
Ardhja në krye të LDK-së e një kandidati që kishte kundërshtuar pjesëmarrjen në Qeverinë Hoti, Lumir Abdixhikut, është argumenti më i fortë se jo e gjithë anëtarësia e LDK-së që ishin për bashkëqeverisje me partitë e PAN-it.
Pyejte për debate politike e debate televizive! Por mos pritni që Albini të qeverisë si të tjerët!
Deri në zgjedhjet e ardshme: You asked for it! E keni kërkuar Albinin, ja ku e keni Albinin!