Të gjthë flasin por askush nuk e thotë publikisht: Agim Veliu ka dorë në humbjen e dr.Ekrem Hysenit të LDK-së në Podujevë.
Megjithëse mungojnë faktet si “provë materiale”, humbja në balotazh dhe “neutraliteti” i aktivitetit në fushatë te Agim Veliut e agim veliat e tjerë, ka mjaftuar që të përmbyset rezultati nga raundi i parë në Podujevë.
Por ka zëra që thone se “është më mirë që Agim Veliu nuk është përfshirë në fushatë sepse LDK e dr. Ekremi ka mund të humb garën që në raundin e parë. Mbase kjo është e vërtetë për dy arsye:
– Dr.Ekrem Hyseni e fitoi garën në raundin e parë pa ndihmën e Agim Veliut, dhe
-E dyta, aversioni që ka shkaktuar Agim Veliu në anëtarësinë dhe në strukturat e Degës se LDK-së në Podujevë do të mund të kthehej bumerang i keq për LDK-në dhe Doktorin. Fundja, shkaktari kryesor i humbjes së LDK-së në Podujevë mbetet Agim Veliu, qoftë me kapricien e tij që të bëhet ministër qoftë me kandidatin e lodhtë që i dha fitoren Bulliqit madje me një diferencë të thellë.
Por, në qoftëse Agim Veliu ka “bërë mirë” që ka qëndruar neutral në raundin e parë, atëherë pse “bëri keq” që nuk u aktivizua ne raundin e dytë? Apo aq më keq, pse flitet e përflitet nëpër Podujevë dhe strukturat e LDK-së në Podujevë per “një aleancë mes Veliut e Remit kunder Dr.Ekrem Hysenit?”
Ose pse gjithë ai “gëzim i papërmbajtur” i miqve dhe i familjarëve të Agim Veliut (vëllaut e djalit të Agim Veliut) madje edhe duke u shfaqur punlikisht, për humbjen e LDK-së e Doktorit në balotazh?
A paska menduar Agim Veliu dhe agim veliat e tjerë se LDK në Podujevë është “aset personal” i tij dhe i tyre dhe se derisa të jetë gjallë Ai dhe Ata, LDK ne Podujevë duhet të menagjohet vetëm nga Ai dhe vetëm nga Ata?!
Por, pasi “të rrëzohet qerrja” gjenden mjaft arsye e rrugë të tjera alternative.
Ajo që besohet se do të ndodhë është fakti se Dr.Ekrem Hyseni do të rizgjedhet përsëri në krye të Degës së LDK-së në Podujevë ndërkaq Agim Veliu nuk do të shkelë më këmba e tij as në Degën e LDK-së në Podujevë e as në Prishtinë.
Dr.Ekrem Hyseni po vjen e Agim Veliu po shkon.